Papunësi alarmante. 22% të papunë.
Prej tvteuta18:14, 7 Shkurt 2017
Papunësia në Mal të Zi vazhdon rritjen e saj duke arritur në shifra të reja alarmante. Sipas të dhënave të Entit për punësim në Mal të Zi janë 51.000 të papunë , çka përbën rreth 22% të popullsisë.
Vitin e kaluar në këtë kohë papunësia ishte në shifrat prej 17.65%. Papunsia më e madhe e regjistruar në Mal të Zi ishte në vitin 2000, 32%, kurse më e ulta në vitin 2009, me 10,1 % .