Sociale

Sociale Më shumë

Papërgjegjshmëria ska kufij: Shtoji pa rrymë për shkak të tentativës për vjedhje të energjisë

Prej tvteuta15 July 2017

Nga Shërbimi i shpërndarjes së energjisë në Mal të Zi njoftojnë se para dy netëve rreth orës 3.00 të mëngjesit, persona të paidentifikuar kanë tentuar të lidhen në rrjet në mënyrë ilegale. Si pasojë një pjesë e Shtojit ka pasur probleme në furnizimin me energji elektrike. Punonjësit e këtij shërbimi kanë dalë në terren dhe janë munduar të menjanojnë pasojat e mëtejshme. Nga ky intitucion apelojnë te qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të ngjajshme të papërgjegjshme pasi ato mund të ndikojnë në furnizimin me energji elektrike.