Aktuale Më shumë

Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë

Prej tvteuta14:49, 8 Mars 2022

Papa Françesku hodhi poshtë të dielën pretendimin e Rusisë, se po kryen “operacione ushtarake speciale” në Ukrainë.

“Në Ukrainë po derdhen lumenj gjaku dhe lotësh. Nuk bëhet fjalë për një operacion ushtarak, por për luftë, që sjell vdekje, shkatërrim dhe mjerim”, tha Ati i Shenjtë.

Teksa konflikti ka hyrë në ditën e njëmbëdhjetë, ati i shenjtë përsëriti apelin e tij për paqe, për krijimin e korridoreve humanitare dhe kthimin e palëve në negociata.

“Selia e Shenjtë është e gatshme të bëjë gjithçka në shërbim të paqes. Këto ditë dy kardinalë kanë shkuar në Ukrainë për t’u shërbyer njerëzve dhe për t’i ndihmuar ata. Prania e tyre nuk është vetëm një sinjal i solidaritetit të Papës, por edhe e të gjithë atyre që duan të thonë: Lufta është një çmenduri! Ndaleni! Shikojini këto mizori!”, tha ai.

Në sheshin Shën Pjetër ishin mbledhur qytetarë të shumtë, të cilët mbanin ngritur flamurin ukrainas.

  • 1

    Radio