Sociale Më shumë

Panairi në Kosovë: Prezantohet oferta dhe funksioneret e komunës

Prej tvteuta23:04, 22 Prill 2016

Panairi “Travel Fair”  u mbajt gjatë 3 ditëve të fudit në Kosovë dhe u hap nga Ministrja e Kulturës, Ministri i Arsimit i Kosovës dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu.

Ofertën e vet turistike e kanë prezantuar mjaft shtete të ndryshme, por qyteti i Ulqinit këtë vit ishte specifik në prezantimin e vet, ku përveç afaristëve turistik, stafit të OTU-së të pranishëm ishin edhe anëtarët e koalicionit të gjerë të Komunës së Ulqinit. Edhe pse zyrtarët e posaemëruar kanë deklaruar se gjendja financiare e komunës është e rëndë, ata i “sakrifikuan” mjetet buxhetore dhe shkuan në mënyrë grupore(cdo subjekt përfaqesuesit e vetë) për të ftuar mysafirët nga Kosova që të vijnë në Ulqin për pushime.

Sipas informacioneve jozyrtare, delegacioni ishte i vendosur në hotelin luksoz “Swis diamond” por nuk dihet nëse këto shpenzime do ti paguajë komuna(taksapaguesit) apo ndoshta do ti qaros pronari i hotelit,biznismeni i mirënjohur dhe bashkëkombasi Behxhet Pacolli.

Kryetari i komunës Nazif Cungu dhe drejtoresha në largim e OT Zana Sarvan bashkarisht patën një prezantim të fuqishëm mediatik në disa stacione kosovare, duke i paralajmëruar risitë e ofertës turistike për këtë vit.

 

 

  • 1

    Radio