Panairi i 43 i mobiljeve në Budvë, prej 3- 7 prill

Prej tvteuta17:36, 2 Prill 2019

Në Budvë me datë 3 prill do të bëhet  hapja solemne e  panairit të 43-të të mobiljerisë. Çdo vit ky panair tregohet ndër më të suksesshmit .Këtë vit marrin pjesë 30 ekspozues të cilët vijnë nga Mali i Zi dhe rajoni.Një ndër ndërmarrjet e cila ka plot 18 vite që është pjesëmarrëse në këtë panairë është Salloni i Mobiljeve Kurti.Pronari Kabil Kurti shprehet për Televizionin Teuta se janë duke kryer edhe përgaditjet e fundit. Këtë panair e karakterizon llojllojshmëria e ofertave për rregullimin e shtëpive dhe objekteve,e gjithashtu edhe zbritja që ofrojnë pothuajse të gjitha ndërmarrjet pjesmarrëse. Si çdo vit, konkurentë në treg janë edhe ndërmarrjet nga Ulqini të cilat konkurojnë me asortiment të gjerë  të prodhimeve të reja dhe me çmime të volitshme sidomos në ditët e zgjatjes së panairit. Ndërmarrjet nga Ulqini të cilat do të marrin pjesë në panairë këtë vit janë: Faf and Co, Cungu and Company, Salloni i Mobiljeve Kurti, Credo dhe Fishworld.Panairi do të jetë i hapur nga data 3 e deri me 7 prill.

  • 1

    Radio