Sociale

Sociale Më shumë

Palmat në bulevardin “Teuta” do të hiqen

Prej tvteuta16 October 2017

Për shkak të ngricave të cilat e kanë karakterizuar dimrin e kaluar, palmat në bulevardin “Teuta” duhen të hiqen, kështu shprehet drejtori i ndërmarrjes publike “Veprimtari Komunale” Skender Kaleziq. Ai tregon se janë duke u konsultuar me ekspertët e fushës, gjegjësisht me Shërbimin fitosanitar të Tivarit, me qëllim që të gjejnë një bimë të përshtatshme për të zavendësuar palmat. Duke qenë se bëhet fjalë për një zonë mjaft të frekuentuar të qytetit, palmat do të hiqen gjatë ditëve në vazhdim, njofoti Kaleziq.