Aktuale Më shumë

Pallatet në Kiev goditen nga raketat ruse

Prej tvteuta11:15, 26 Shkurt 2022


Raketat ruse kanë goditur pjesën jugperëndimore të Kievit mëngjesin e së shtunës. Dy raketa goditën pikërisht këtë zonë, sipas autoriteteve vendore të qytetit të Kievit.

Njëra nga raketa goditi një pallat banimi, duke e shkatërruar pjesërisht. Kurse raketa tjetër ra në zonën afër aeroportit Zhuliany të Kievit.

Gjatë natës në rrugët e kryeqytetit ukrainas ka patur sulme me armë, bombardime dhe shpërthime nga luftimet mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

  • 1

    Radio