Aktuale Më shumë

“Palestinë nuk je vetëm, Millatoviq duhet të dënojë gjenocidin”

Prej tvteuta15:09, 22 Tetor 2023

Palestinë, nuk je vetëm, u tha nga tubimi mbështetës “Mali i Zi për Palestinën” që u mbajt sot në Podgoricë. Organizatorë janë studentë dhe të rinj nga Shoqëria Malazeze-Palestineze. Nga tubimi u bë thirje edhe presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, që, siç thanë ata, të dënojë “gjenocidin në Palestinë”.

Takimi u mbajt para përfaqësisë së Kombeve të Bashkuara në Podgoricë.

Të mbledhurit mbanin flamuj palestinezë dhe thërrisnin “Palestina e lirë”.

Në fillim të takimit organizatorët kërkuan nga të mbledhurit që takimi të kalojë në paqe.

Studenti Jovan Mandiç tha se ata u mblodhën për tu solidarizuar me popullin e Palestinës.

“Situata në Palestinë është urgjente. Ne po shohim fotot e fëmijëve që nuk mund të pranohen dhe familjet e të cilëve janë zhdukur. Situata nuk u krijua dje, por është produkt i pushtimit afatgjatë të Palestinës nga Izraeli. Kjo situatë është gjenocid. ”, tha Mandiq.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare hesht por porositi se populli i Malit të Zi nuk do të heshtë.

“Të kujtojmë se SFRJ nuk e ka mbështetur Izraelin. Ne kërkojmë sanksione dhe bojkot ndaj Izraelit. Kërkojmë nga Milatoviq të dënojë gjenocidin,” tha Mandiq.

Ilija Vujosheviq, një nga organizatorët e protestës, tha se janë mbledhur për të tërhequr vëmendjen për tmerrin që po shohim dhe jemi të pafuqishëm të bëjmë më shumë.

“Ne duam t’i themi qeverisë dhe të gjithë bashkëqytetarëve tanë që të mos mbyllin sytë ndaj spastrimit etnik të palestinezëve në Izrael dhe Palestinë, të mos mbyllin sytë ndaj gjenocidit të vazhdueshëm në Rripin e Gazës, ku gjysma e popullsisë janë fëmijë dhe të bëjnë gjithçka që munden për të dhuruar para aty ku duhet dhe për t’i dërguar një mesazh qeverisë se ne nuk duhet të qëndrojmë prapa një vendi që merr pjesë aktive dhe praktikon gjenocid, sepse gjenocidet po ndodhin në Gaza dhe duhet të quhet kështu”, tha Vujosheviq.

Ai tha se tubimi dëshironte të dërgonte një mesazh paqeje.

Në takim ata i bënë thirrje Qeverisë së Malit të Zi që të bojkotojë Izraelin dhe të vendosë sanksione ndaj këtij vendi.

Ambasadori i Palestinës në Mal të Zi Rabi Alhantouli tha se politika e jashtme e Malit të Zi nuk duhet të jetë e njëanshme.

“Ajo që po dëshmojmë për Palestinë është gjenocid. Është koha që të gjithë të dënojnë Izraelin për krime lufte. Nuk është koha për të qenë asnjanës apo për të balancuar. Kur je neutral ose i balancuar, atëherë merr anën e agresorit. Pashë sot njerëz nga Podgorica në ditët e mëparshme në Rozhajë, Plavë, Guci, Berane, të cilët iu bashkuan njerëzve në mbarë Evropën dhe botën që mbështesin Palestinën dhe dënojnë veprimet e Izraelit”, tha Alhantouli.

Ai tha se është koha që zyrtarët të dënojnë masakrën.

“Masakra që Izraeli kryen, e kryen çdo ditë dhe nuk ndalet, vazhdon. Holokausti po ndodh përsëri para syve të botës. Nëse nuk veprojmë tani, kur do të veprojmë,” tha Alhantouli.

  • 1

    Radio