Politikë Më shumë

Pakicat ne Mal te Zi duhet te njihen me shume

Prej tvteuta11:22, 22 Prill 2019

Ne seminarin e organizuar dite me pare nga Aleanca qytetare kushtuar  te drejtave te pakicave ne Mal te Zi, u hapen mjaft ceshtje dhe shembuj qe kane te bejne me te drejtat e popujve pakicë si në vend ashtu edhe ne rajon. Ministri per te drejtat e njeriut dhe te pakicave Mehmet Zenka, ne diskutimin e tij tha se qeveria e Malit te Zi popujt pakicë I konsideron si partner në realizimin e ideave zhvillimore dhe qëllimeve  programore. Ai poashtu theksoi edhe disa shembuj nga rajoni kur jane te drejtat e pakicave ne pyetje, sidomos kur eshte ne pyetje Kosova, e cila ka nje demokraci te gjere ndaj pakicave. Nderkaq Kryetari I Aleances qytetare Boris Raoniq, tha se modeli I vetem ne te cilin Mali I Zi mund te funksionoje eshte modeli qytetare dhe ai do te mund te realizohet vetem atehere kur keto ceshtje me nuk do te jene te rendesishme, e sipas te gjitha gjasave, keto çeshtje jane ende pika te dobeta ne Mal te Zi, shtoi Raoniq.

  • 1

    Radio