I pakënaqur me rezultatet e arritura
Prej tvteuta22 June 2015
Sekretari për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit Avdullah Dervishi deklaroi se nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura për përgatitjen e sezonit turistik, në këtë ndërlidhje ai si problem kyç të pa zgjedhur përmend parkingjet, ku nuk është arritur të formohen hapësira të reja, dhe në këtë mënyrë të kemi numër më të madh të parkingjeve. “Është hartuar elaborati për caktimin e vendeve dhe rregullave të parkingjeve, por kjo së pari do të kalojnë procedurën e kuvendit”, shprehet Dervishi duke shtuar se është parapa të formohet agjencia për parkingje e cila do të menaxhoi me këtë veprimtari. “Janë bërë disa ndërhyrje që do të zbusin problematikën e uzurpimit të trotuareve me vendosjen e disa shtyllave për zgjat bulevardit Skenderbeu, por që disa qytetarë të pandërgjegjshëm i kanë shkulur nga vendi disa sish të cilat do të zëvendësohen me të reja” shprehet Dervishi. Sa i përket sinjalizimit vertikal mund të jemi të kënaqur ,por sinjalizimi horizontal akoma nuk është përfunduar. Kemi probleme me semaforin në hyrje të qytetit po besoi që shumë shpejt do ta zgjedhim këtë problem. Këto ditë ka përfunduar edhe stërpikja e fazës së dytë të palmave punën të cilën e ka kryer stacioni i veterinarisë Veterinum.