Paga mesatare 509 euro
Prej tvteuta16:43, 26 Janar 2017
Paga mesatare në Mal të Zi për muajin dhjetor ishte 509 euro , 1,2% më e lartë se në muajin nëntor, ose 5,4% më e lartë se në të njëjtën periudhë në vitin 2015, tregojnë të dhënat e Monstat.
Paga mesatare e përgjithshme për vitin 2016 ishte 499 euro, 4% më e lartë se në vitin 2015. Sa u përket çmimeve, ato në vitin 2016 kanë pësuar ulje prej 0,2% në krahasim me një vit më parë.