Rajoni/Bota Më shumë

Padi ndaj ish zyrtarëve të lartë të Kosovës. Dyshohen për keqpërdorime

Prej tvteuta15:52, 10 Prill 2020

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave, përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë politikë për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në mesin e të akuzuarve, siç ka njoftuar prokuroria janë deputetja Mimoza Kusari-Lila, ish-ministrat Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq. Aktakuza ka të bëjë me Komitetin Qeveritar për Privatizim. Ata akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e veta duke votuar që disa hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike të privatizohen. Dëmi i shkaktuar dyshohet të jetë më shumë se 12.5 milionë euro, e në të cilin nuk përfshihet vlera e aseteve para privatizimit. Aktakuzë është ngritur edhe ndaj drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka dhe anëtarëve të tjerë të bordeve. Edhe ai dhe bordet e KEK-ut akuzohen për tejkalim të kompetencave të veta, dhe dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

  • 1

    Radio