Pacolli: Për momentin demarkacioni nuk është i mundur
Prej tvteuta26 September 2017
Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli qëndroi sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku u takua edhe me homologun e tij Srgjan Darmanoviq. Në konferencën e përbashkët për media, Pacolli tha se situata e tanishme politke në Kosovë dhe shpërndarja e forcave në Kuvend e bëjnë të pamundur miratimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ai e falenderoi Malin e Zi për çdo gjë që ka bërë për Kosovën në të kaluarën, sidomos me pranimin e Kosovës si shtet të pavarur, gjë që nuk ka qenë e lehtë. Ministri Darmanoviq tha se çështja e demarkacionit për Malin e Zi ka përfunduar por shprehu kuptimin për situatën politike që kalon Kosova dhe theksoi se në këtë drejtim Mali i Zi do të ketë durim.