Sociale Më shumë

Pa raste të reja me Covid 19 në Mal të Zi. Shtyhet puna e shitoreve deri në orën 23.00

Prej tvteuta17:52, 21 Prill 2020

Në konferencën e sotme për media të Trupit Koordinues Nacional, u njoftua se nga 210 testime të kryera prej ditës së djeshme nuk ka pasur anjë rast të ri pozitiv me Covid 19. Numri i të infektuarve vazhdon të jetë 313, kurse 101 janë shëruar. Nga të infektuarit, 34 persona kanë qenë në trajtim spitalor. Ndërkohë, Trupi Koodinues Nacional ka sjellur masën e parë lehtësuese, duek mundësuar shtyrjen e orarit të punës së shitoreve deri në orën 23.00. Ky lehtësim do të vlejë jo vetëm për ditët e javës por edhe në fundjavë. Nga trupi koordinues falenderuan qytetarët , sidomoa ata të Tuzit, për qëndrueshmërinë e treguar dhe respektimin e masave kufizuese.

  • 1

    Radio