Aktuale Më shumë

Pa marrëveshje. Vazhdon greva e arsimit në Kosovë

Prej tvteuta09:17, 22 Shtator 2022

Nuk ka marrëveshje për ndërprerjen e grevës së mësimdhënësve as pas pas një takimi që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe me drejtoreshën e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flocken.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se pavarësisht përpjekjeve të zonjës Flocken Qeveria nuk është tërhequr nga qëndrimi i saj.
“Ishte një takim për të cilin ne menduam se më në fund, në emër të Evropës, qeveria duhet të ndryshojë kahun e saj dhe qëndrimin… Me gjithë mbështetjen e Flocken, duket se qeveria nuk i ka ndryshuar qëndrimet e veta. “, tha Jasharaj.

  • 1

    Radio