Aktuale Më shumë

Pa marrëveshje për caktimin e seancës së Kuvendit. Radunoviq: Koha të bllokojmë vendin

Prej tvteuta18:46, 22 Shkurt 2022

Sot pasdite u mbajt kolegjiumi i Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën duket se nuk është arritur marrëveshja për caktimin e datës së seancës së Kuvendit, në të cilën do të zgjidhej kryetari i  ri i këtij institucioni.

Deputeti i FD, Sllaven Radunoviq, tha pas mbledhjes se në PDS kanë insistuar se ajo të mbahet më 1 mars, çka është e papranueshme pasi nuk dihet as se kush mund të jetë kandidati për këtë post. Ai pati kritika edhe ndaj PSP, të cilët po ashtu ishin për mbajtjen e seancës. Sipas tij, kjo parti mandatet i ka marrë nga lista e përbashkët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, dhe apeloi tek ata që të jenë besnik ndaj votuesve. Lidhur me takimin në mes përfaqësuesve të shumicës parlamentare, i cili u mbajt para kolegjiumit, Radunoviq tha se PDS dhe URA duket se tashmë janë marrë vesh, por shpreson që kjo të mos jetë e vërtetë edhe për PSP, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që FD të marrë në konsiderim bllokimin e vendit.

Në mbledhjen e kolegjiumit nuk morën pjesë Demokratët, pasi kryetari i klubit të deputetëve, Boris Bogdanoviq njoftoi më herët se nuk do të jetë prezent. Nga ky subjekt thonë se të premten URA dhe PDS do të bëjnë të njohur edhe kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, i cila sipas tyre do të jetë grua, dhe u bëë thirrje qytetarëve që të dalin në protesta për të parandaluar këtë akt, që ata e cilësojnë si tradhëti të vullnetit popullor.

  • 1

    Radio