Pa çetrifikatë trajnimi, nuk ka blerje të pesticideve
Prej tvteuta14:41, 21 Mars 2017
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pas aprovimit të Agrobuxhetit për vitin 2017 , ka publikuar disa shpallje publike për bujqit në disa fusha bujqësore , ku në mënyrë të detajuar shpjegohen kushtet dhe mënyra e konkurimit.
Ajo çfarë është me rëndësi të ceket shprehet këshilltari për bujqësi në Komunën e Ulqinit, Gani Rexha ,bujqit janë të obliguar të bëjnë regjistrimin në shërbimet këshillimore të ministrisë,e cila për Komunën e Ulqinit dhe Tivarit është në Tivar,ndërkaq të gjitha informatat dhe shërbimet teknike bujqit mund ti marrin në zyren e këshilltarëve për bujqësi në Komunën e Ulqinit.
“Meqenëse disa thirrjeve publike afati i aplikimit ju skadon mbrenda këtij muaji, apo muajin e ardhshëm, apeloi tek bujqit që sa më parë të vijnë në zyrat tona dhe të aplikojnë në konkurset e hapura , ku ministria mbulon shpenzimet 50%” , shprehet Rexha.
Këtë vit Drejtoria Fitosanitare i ka bërë thirrje të gjithë bujqëve se janë të obliguar që deri në fund të muajit mars të paraqesin kërkesën për trajnim të përdorimit të pesticideve dhe preparateve kimike, ku pas përfundimit të trajnimit do të pajisen me çetrifikatë e cila do të ju mundësojnë blerjen e pesticideve në barnatoret bujqësore.