Politikë Më shumë

Ozan, ambasadorja e re e Turqisë në Mal të Zi

Prej tvteuta11:35, 16 Janar 2019

Songul Ozan do të jetë në mandatin e ardhshëm ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi. Ozan prej vitit 2011 deri në vitin 2015 ishte ambasadore në Kosovë, kurse në Mal të Zi do të zevendësojë ish ambasadori Serhat Galip. Ozan u prit në takim nga ministri i jashtëm Srgjan Darmanoviq, me të cilin diskutuan marrëshëniet në mes dy vendeve. Darmanoviq e falenderoi Ozan për përkrahjen që Turqia ka dhënë në rrugën e Malit të Zi drejt NATO-s, si dhe për projektet e ndryshme në Mal të Zi. Ozan vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe shprehu vendosmërinë që ato të avancohen edhe më tej, sidomos në sferën e bashkëpunimit ekonomik.

  • 1

    Radio