Otrant Olimpik siguron barazhin për Ligën e parë të Malit të Zi
Prej tvteuta27 May 2017
Në terrenin e sportit të hotelit Olimpik u zhvillua ndeshja vendimtare për klubin e vetëm ulqinak në futboll “Otrant Olimpik”. Nikoqirët pritën klubin “Çelik” nga Nikshiqi ku në pjesën e dytë të ndeshjesh arritën të tregojnë vehten dhe të triumfojnë me rezultatin 2:0, golëshënuesit ishin Benjamin Rexha dhe Taçibana Jojo. Trajneri Xhemal Kapllanbegu flet me krenari për lojtarët e vet të cilët edhe një herë dëshmuan përkushtimin dhe talentin e tyre, dhe shton që në barazh do të mundohen të japin maksimumin për të kaluar në Ligën e parë malazeze. Parat e mbledhura nga kjo ndeshje shkojnë për Mersiha dhe Adnan Resulbegu, fëmijët të cilët vuajn nga paraliza cerebrale dhe për shërim u nevojiten 100.000 euro.