Sporti Më shumë

Otrant – Olimpik në krizë ekzistence

Prej tvteuta15:24, 21 Janar 2017

Skuadra e futbollit në Ulqin Otrant – Olimpik përsëri ndodhet në probleme që kërcënojë ekzistencën e klubit. Sipas një postimi në rrjetet sociale nga përfaqsuesit e këtij klubi, menaxheri Skender Rexha është pranë dorëheqjes për shkak të kushteve të vështira financiare. Lojtarët kanë disa muaj që nuk kanë marrë paga dhe nuk ka premtime nga pushteti lokal për një zgjidhje të shpejtë të problemit.

Komuna për vitin aktual ka miratuar për sport 200.000 euro, por mungesa e mjeteve për momentin duket se do të ndikojë në përgatitjet e klubit për fillimin  e pjesës së dytë të sezonit, dhe ndoshta edhe për ekzistencën e tij.

  • 1

    Radio