Sporti Më shumë

Otrant-Olimpik me përforcime të reja për pjesën e dytë të kampionatit

Prej tvteuta15:38, 16 Shkurt 2018

Klubi i futbollit Otrant-Olimpik nga Ulqini njofton se gjatë pauzës së dimrit  ka rinovuar marreveshtjet me Zaim Divanoviq dhe Valentin Rudoviq të cilët janë produkte të shkollës të futbollit të këtij klubi.  Përveç të përmendurve, klubi angazhoi edhe disa lojtarë të tjerë në reparte të ndryshme të lojës.

Përforcimet e arritura për stinorin pranveror janë: Amar Kaltak (Portjer),Blagoje Gjurkoviq (Mbrojtës) ,Ronaldo Rudoviq (mbrojtës) , Luka Bozhoviq (Mbrojtës)   U21, Nikolla Ivanoviq (Mesfushor)  ,Yuki Takatoku (Sulmues) , Denis Xhanoviq (Sulmues) ,Baqo Nikoliq (Mesfushor).

Përveç lojtarëve të ardhur, nga klubi për angazhime profesionale brenda dhe jashtë shtetit janë larguar lojtarët: Adrijan Rudoviq (Panseraikos, Greqi) , Fatmir Mollabeqiroviq (Besa Pejë, Kosovë) ,Milosh Paviqeviq (Igallo, Mali i Zi) , dhe Edmond Kurti (SHBA).

  • 1

    Radio