Sporti

Sporti Më shumë

Otrant-Olimpik ka nevojë për mbështetje

Prej tvteuta28 August 2017

Në ambientet e hotelit Olimpik, të martën mbrëma do të mbahet mbrëmja donatore me qëllim të përkrahjes financiare të klubit të futbollit, Otrant Olimpik. Nënkryetari i Komunës për çështjet sportive Arian Murati, apelon për një pjesmarrje sa më të madhe në mënyrë që të vazhdohet me rezultatet e mira edhe në këtë sezon. Ai për televizionin Teuta shprehet krenar me arritjet që klubi pati sezonin e kaluar dhe shpreh besimin që kjo të vazhdojë edhe në sezonin aktual. Qëllimi kryesor i klubit është që të klasifikohet në tre vendet e para të tabelës, thotë Murati, e pse jo edhe të kalohet në kategorinë e parë. Në ndeshjen e djeshme ndaj Mornarit të Tivarit, Otrant barazoi me rezultatin 1-1 dhe pas 3 xhirove ndodhen në vendin e tretë me 2 barazime dhe një fitore.