Otrant-Olimpik: Jemi në dispozicion për çdo kontroll, nuk kemi çfarë të fshehim
Prej tvteuta17 October 2017
Në lidhje me informacionet se UEFA ka cilësuar dy ndeshja nga kampionati i Ligës së Dytë malazeze si të dyshimta, ka reaguar klubi Otrant-Olimpik, ndeshja e të cilit ndaj Çelik ka rezltuat të jetë njëra prej tyre.”Udhëheqësia dhe lojtarët e klubit Otrant-Olimpikit me indinjatë mohojnë dyshimet për parregullsi në ndeshjen Otrant-Çelik. Është interesante se akuzat vijnë pasi klubi ka arritur formën më të mirë në vitet e fundit, dhe ngadalë po ngjitet në pozicionet që çojnë në kategorinë e parë, çka si duket dikujt edhe i pengon . Rezultati i ndeshjes me Çelikun është një tregues real i forcave në fushë , çka e tregon edhe fitorja jonë e thellë në Bijello Polje me rezultatin 5: 0, që do të thotë se rezultatet e tilla nuk janë të pamundura për ekipin tonë, dhe në qoftë se ne vazhdojmë me këtë lojë këto rezultate do të jenë më ët shpeshta. Pavarësisht nga e gjithë kjo, udhëheqësia dhe lojtarët e klubit janë në dispozicion të Federatës, Prokurorisë, policisë dhe të gjithë autoriteteve tjera për të zbuluar rrethanat e kësaj dhe të ndeshjeve të tjera, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe se këto përpjekje nuk do të prishin atmosferën e jashtëzakonshme në klub që në periudhën e ardhshme premton fitore të tjera bindëse.”, thonë nga klubi Otrant-Olimpik.