Otrant-Olimpic barazon me Deçiq
Prej tvteuta10:39, 2 Mars 2020
Në ndeshjen e parë të pjesës së dyë të sezonit të Ligës së Dytë malazeze në futboll, skuadra e Otrant-Olimpic priti kryesuesin e tabelës, Deçiq nga Tuzi. Edhe pse skuadrat ndodhen në dy anë të ndryshme të klasifikimit, ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Goli i parë u shënua nga skuadra mike në minutën e 8-të nga Ilir Camaj, kurse për Otrant-Olimpic barazoi Valentin Rudoviq në minutën e 78-të. Edhe pas kësaj ndeshjeje skuadra nga Ulqini vazhdon të jetë në fund të tabelës me 14 pik, kurse Deçiq ndodhet në vendin e parë me 41 pikë të grumbulluara.