TURIZËM Më shumë

OT: U përzgjodh idea më e mirë për skulpturat e Servantesit dhe Dulcinesë

Prej tvteuta15:41, 9 Shkurt 2018

Organizata Turistike e Ulqinit më heret ka lajmeruar opinionin se ka shpallur konkursin per punimin e skulpturave për figurat e Servantesit dhe Dulcinesë. Pas kësaj shpalljeje ku janë paraqitur disa kandidatë nga vendi dhe rajoni, Komisioni i përbërë nga z.Qazim Muja – kryetar, Dr Nail Draga – anëtar dhe Mehmet Aloja – anëtar, njëzërit ka sjellur vendimin që vendi i parë ti takojë z.Bujar Vani i cili përveç dokumentacionit në formë të shkruar ka dorëzuar edhe figurën e punuar në skulpturë. Vendi i dytë i ka takuar z.Evis Kabilo kurse vendi i tretë z.Agron Ujkashi nga Ulqini. Organizata Turistike e Ulqinit punimin e kësaj skulpture e ka planifikuar në bazë të Plan programit për vitin 2018, kështu që së shpejti do të fillojë me realizimin i cili sshpresohet të përfundohet para fillimit të sezonit turistik.

Sipas legjendës në Ulqin kah fundi i shekullit 16 si rob ka qenë edhe shkrimtari i famshëm Miguel de Servantes. Disa studiues të romanit përfundojnë se personazhi kryesor i romanit Dulcineja personifikohet si Ulqinake. Pra, kryevepra e tij Don Kishoti, ka dal pasi Servantesi ishte rob në qytetin e vjetër i cili atëherë, po edhe sot në shtetet romake quhej Dolcinjo. A mos do të thotë kjo që Dolcinea është emri i dytë për ulqinaken?

Ky tregim apo legjendë përjetësoi emrin Ulqin.

 

Drejtor i OT Ulqin

Mr Fuad Haxhibeti

  • 1

    Radio