OT: Në Ulqin pushojnë 2.204 turistë
Prej tvteuta14 October 2022

Sipas Organizatës Turistike të Ulqinit, në qytetin tonë aktualisht qëndrojnë ende një numër i konsiderueshëm i turistëve. Të regjistruar janë 2204 turistë, prej të cilëve 2.002 janë të huaj. Më shumë se 60 për qind e turistëve janë në akomodime private, ose 1319, ndërsa pjesa tjetër në hotele, 880 dhe 5 turistë janë në kampe, theksojnë në Organizatën Turistike.