OT e Ulqinit u prezantua në Panairin e turizmit aktiv në Beograd
Prej tvteuta15 May 2017
Pas një prezantimi shumë të suksesshëm në panairin e Llukavcit ku edhe kanë fituar paketën a artë për kontribut në organizimin e këtij panairi, Organizata Turistike e Ulqinit ka marrë pjesë edhe ne panairin e turizmit shëndetësor dhe aktiv që është mbajtur në Beograd me 13 dhe 14 maj. Panairi ndërkombëtar i turizmit shëndetësor dhe aktiv ka mbledhur një numër të madh të ekspozuesve nga rajoni i Evropes juglindore, por mbi të gjithë ato që kanë në ofertën e tyre programe për turizmin shëndetësor dhe aktiv, animacione të ndryshme në natyre, tretmane specifike per trupin etj. Të gjithë vizituesit kanë patur mundësinë që në stendën e Organizatës turistike të Ulqinit të informohen për Kite surf, Plazhin e grave dhe ujin sulfurik, kalërimin në Adë, rutat e të ecurit dhe shumë të tjera. Ky panair është organizuar nga firma e njohur në Serbi, Turistička prizma, në bashkëpunim me partnerët, Organizatën turistike të Beogradit, Zlatiborit, dhe me qytetet partner Banja Llukën dhe Ulqinin. Në hapjen e këtij panairi fjalën përshendetëse e ka patur drejtori i OT Mr Fuad Haxhibeti, ndërsa shoqata Zana e Ulqinit ka befasuar të pranishmit dhe organizatorët me kërcimet dhe këngët tradicionale ulqinake, thuhet në kumtesën e Organizatës tursitike të Ulqinit.