Sociale

Sociale Më shumë

OT e Ulqinit prezanton ofertën në Pragë

Prej tvteuta17 February 2017

Panairi ndërkombëtar i turizmit në Prag është një manifestim tradicional në të cilën Organizata Turistike e Ulqinit prezanton ofertën e vet për tregun e Çekisë, prej të cilit kemi një numër të konsiderueshëm të turistëve. Bashkëpunimi i mirë me organizatat tjera lokale ka rezultuar me pjesëmarrjen e përbashkët ne këtë panair ku Organizata e Ulqinit po merr pjesë me OT të Budvës, Tivarit, Tivatit, Herceg Novit, Podgoricës  dhe Kotorrit. Ditën e parë të panairit janë mbajtur takime me përfaqësuesit e agjensioneve turistike dhe turoperaterëve me të cilët do të vazhdohet bashkëpunimi.. Në panairin e 26 ndërkombëtar që mbahet në Prag marrin pjesë rreth 70 vende të ndryshme me 800 ekspozues, dhe deri në fund të panairit priten rreth 35.000 vizitorë.