TURIZËM Më shumë

OT: Aktivitete të shumta për festat e fundvitit

Prej tvteuta16:05, 13 Dhjetor 2017

Në Ulqin prej 30 dhjetor me një seri aktivitetesh do të fillojë programi i Vitit të ri, me manifestimin KËNDI DIMËROR 2018. Manifestimi do të filloje me 30 dhjetor me aktivitete të ndryshme për fëmijë si dhe me bazarin e Viti të ri, ku do të marrin pjesë të gjithë fëmijët e kopshteve dhe shkollave fillore të Ulqinit, njoftohet nga Organizata Turistike e Ulqinit.  Në orët e mbrëmjes do të mbahet programin e Battle of Dj-s, me të cilën fillon organizimi tre ditor për pritjen e Vitit të Ri. Aktiviteti qëndror do të jetë vetë pritja e Vitit të ri 2018, ku në shetitoren e Plazhit të vogël do të marrin pjesë grupët Fisniket nga Kosova dhe Trio Gusht nga Kroacia. Të gjithë këtë eveniment do ta kompletojë edhe fishekzjarret në mesnatë. Të nesërmen me 1 janar do të marrin pjesë grupet NRG Band dhe Indira Forza Colonia nga Kroacia, e cila këndon për herë të dytë në Ulqin. Duhet theksuar që me 23 dhjetor, para fillimit të Krishtlindjeve do të bëhet hapja e shetitores me zemër të hapur, sepse do të vendosen shtëpizat prej druri që do të bëjnë këndin festiv qendror, ku do të bëhet shitja e suvenirave, pijeve të ndryshme të nxehta dhe të ftofta, ëmbëlsirave etj. Organizata Turistike e Ulqinit fton të gjithë qytetaret që këto ditë të fundit të dhjetorit ti kalojmë të gjithë së bashku duke festuar, me deshirë që viti  në vijim të sjellë shëndet dhe begati për të gjithë neve.Manifestimin KËNDI DIMËROR,  përveç Organizatës Turistike e organizojnë edhe Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë si dhe afaristët te qytetit.

  • 1

    Radio