Aktuale Më shumë

Osmanoviq tërheq kandidaturën për kryetar të PDS në Ulqin?

Prej tvteuta13:35, 22 Dhjetor 2021

Kryetari aktual i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Ulqinit,  ka tërhequr kandidaturën e tij për një mandat të ri për në krye të kësaj partie.  Osmanoviq ka konfirmuar për “Vijesti” se është tërhequr dhe ka thënë se me shembull personal dëshiron ta mbështes fuqizimin e kuadrove të rinj në parti.

Mirëpo, një burim jozyrtar i “Vijestit” thotë se arsyeja e mundshme e tërheqjes është se Osmanoviq nuk e gëzon më mbështetjen e kryesisë së partisë për shkak të procedurës kundër tij të zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT). Në Departamentin e Special të Gjykatës së Lartë, nesër do të nisë gjykimi për aktakuzën e prokurores speciale Sanja Joviqeviq kundër ish-kryetarit të Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiq dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Mes tyre është edhe Osmanoviq. Megjithatë, ai mohoi se ky është motivi e vendimit të tij për t’u tërhequr nga gara.

Kandidatët për të kryesuar PDS në Ulqin janë kryetari aktual i Komunës, Aleksandër Daboviq, bankieri Driton Llunji, Arjan Lamoja, drejtori i N.P “Ujësjellës-Kanalizime”, frofesoresha e muzikës Liljana Çoviq, sekretarja për Veprimtati Komunale Pranvera Suljiq dhe kryetarja e Aleancës së Grave të kësaj partie, Drita Llolla.

  • 1

    Radio