Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Osmanoviq: Realizimi i buxhetit hyrës është mbi 40%

Prej tvteuta2 August 2017

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit Sead Osmanoviq , tha për televizionin Teuta se spekullimet për realizimin e buxhetit janë nga më të ndryshmet, por realizimi i të ardhurave në buxhet është shumë i mirë, pasi deri në fund të qershorit ato janë në masën mbi 40%. Ai tha se ka pasur rritje të të ardhurave pothuajse në çdo sektor të vjeljeve tatimore dhe duke pasur parasysh se korriku dhe gushti janë muajt që sjellin të ardhurat më të larta, shprehu besimin se deri në fund të vitit realizimi i buxhetit mund të kapë masën mbi 90%, çka nuk ëashtë realizuar asnjëherë deri tani. Ai tha se realizimi i përgjithshëm në masën prej 20% nënkupton kredinë prej 5 milionë euro dhe shitjen e tokës për 2 milion, kurse buxheti real është rreth 7 milionë euro.