Politikë Më shumë

Osmanoviq: Po konsolidojmë strukturat partiake në kuadër të kongresit

Prej tvteuta15:48, 23 Gusht 2019

Kryetari i ri i Këshillit Komunal të PDS-së në Ulqin, Sead Osmanoviq, tha për TV Teuta se në periudhën e ardhëshme ky subjekt do të zhvillojë disa aktivitete me qëllim konsolidimin e strukturave partiake në kuadër të kongresit, i cili do të mbahet në muajin nëntor. Me ardhjen e tij në krye të kësaj partie në Ulqin, nuk pritet që politika e partisë të pësojë ndryshime, por Osmanoviq njoftoi se me partnerët e koalicionit nevojitet komunikim më i mirë dhe ky do të jetë synim në të ardhmen.Ai u shpreh optimist se rezultatet zgjedhore të kësaj partie në të ardhmen do të konfirmojnë se ajo është subjekti më i fortë politik në Komunën e Ulqinit

  • 1

    Radio