Aktuale Më shumë

Osmanoviq për TV Teuta: Po merrem me punë shkencore. Nuk kam ndërmend angazhime të tjera

Prej tvteuta17:51, 25 Shkurt 2022

Zyrtari shumëvjeçar i PDS në Ulqin, Sead Osmanoviq, sipas burimeve të “Vijestit”, po shqyrton largimin nga kjo parti, si dhe kalimin në Partinë Demokratike të Fatmir Gjekës.

Burime të TV Teuta pranë PDS, thonë se ka pasur zëra se Osmanoviq është i pakënaqur, por nuk kanë njohuri se synon kalimin në ndonjë parti tjetër. Osmanoviq ishte edhe kryetar i KK të kësaj partie në Ulqin, post për të cilin ishte propozuar edhe për një mandat të dytë, por në vend të tij u emërua Driton Llunjiq. Pas emërimit të tij, si Osmanoviq ashtu edhe zyrtarët e tjerë ofruan përkrahje maksimale për Llunjiq.

I kontaktuar nga TV Teuta, Osmanoviq tha se momentalisht nodhet jashtë vendit, dhe se ashtu siç ka njoftuar edhe më herët, dëshiron që udhëheqjen e kësaj partie në Ulqin ta lërë në duart e forcave të reja. “Momentalisht po merrem me punë shkencore dhe nuk kam në plan angazhime të tjera.”, tha Osmanoviq.

  • 1

    Radio