Osmanoviq për buxhetin: Vërejtjet e paraqitur gjatë shqyrtimit publik do ti marrim parasysh
Prej tvteuta9 December 2018
Gjatë shqyrtimit publik për buxhetin e vitit 2019 të mbajtur ditën e premte, përfaqësues të disa ndërmarrjeve komunale shprehën pakënaqësi me mjetet e ndara për vitin e ardhshëm. Drejtori i RTV Ulqini, Muzafer Çaushi, tha në shqyrtim se 80.000 eurot e parashikuara për këtë institucion, janë më tepër për fikjen e tij se sa për funksionim, pasi vetëm për rroga duhen të paktën 50% më shumë mjete. Ankesa pati edhe nga Qendra për Kulturë, nga të cilët u qajt apsurd fakti që disa insitucione komunale merren me organzime kulturore, duke anashkaluar Qendrën për Kulturë e cila është e themeluar për këtë punë. Sekretari për buxhet dhe financa Sead Osmanoviq, tha për TV Teuta se të gjitha vërejtjet e dëgjuara do të merren parasysh dhe do ti paraqesë edhe para kryetarit të Komunës, kurse dokumenti final do të dalë para këshilltarëve në mbledhjen e ardhëshme të Kuvendit Komunal.