Ekonomi Më shumë

Osmanoviq: Në vitin 2018 nuk do të marrim kredi për shpenzime

Prej tvteuta16:32, 9 Dhjetor 2017

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit Sead Osmanoviq, tha për televizionin Teuta se me propozim buxhetin e vitit 2018, komuna nuk planifikon të marrë kredi për të financuar shpenzimet , çka është një arritje në krahasim me vitet e mëparshëm.

Ai tha se problemet financiare të komunës nuk kanë përfunduar, pasi ajo vuan nga obligimet e grumbulluara ndër vite dhe që tani vijë për pagesë, por se situata për momentin është nën kontroll.  Vitin e ardhshëm pritet që të realizohet kredia investuese prej 5 milionë euro në rrjetin e kanalizimit në 4 lagjet e qytetit, e cila për arsye të ankesave të disa banorëve lidhur me kompenismet , nuk u arrit të kryhet gjatë vitit aktual.

 

  • 1

    Radio