Politikë Më shumë

Osmanoviq në krye të PDS – Ulqin

Prej tvteuta10:19, 25 Korrik 2019

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit, Sead Osmanoviq, ka fituar pëlqimin e kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve për të udhëhequr Këshillin Komunal të kësaj partie në Ulqin. Ky pëlqim duhet të miratohet nga vetë antarët e Këshillit Komunal në mbledhjen e radhës. Në krye të Këshillit Komunal të kësaj partie në Ulqin deri tani ishte Loro Nrekiq, i cili nuk fitoi pëlqimin e kryesisë, me arsyetimin se kryetarët e qyteteve nuk duhet të jenë edhe kryetarë të këshillave komunal.

  • 1

    Radio