Ekonomi Më shumë

Osmanoviq: Komuna kamundësi tu bëjë ballë sfidave financiare

Prej tvteuta16:50, 25 Mars 2017

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit Sead Osmanoviq, tha për televizionin Teuta se në këtë periudhë të ardhurat buxhetore janë më të ulta se në periudhat e tjera, por komuna do të mund ti përballojë sfidat e shumta financiare në kuadër të Ditës së Ulqinit dhe përgatitjeve për sezonin turistik.

Ai tha se kredia prej 650 .000 eurove që pritet të merret nga Fondi për zhvillim, do të mundësojë lehtësimin e barrës fianciare në këtë periudhë të disfavorshme dhe shperndarjen e detyrimeve përgjatë tërë vitit. Ai nuk u shpreh i kënaqur me mbledhjen e borxheve të vjetra tatimore, përveç në dy vitet e fundit, kur ka pasur rritje të të ardhurave nga tatimet.

  • 1

    Radio