Osmanoviq: Buxheti i vitit 2019 është më real se asnjëri më parë
Prej tvteuta29 December 2018
Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit, Sead Osmanoviq, tha për TV Teuta pas miratimit të buxhetit për vitin 2019, se ky është buxheti më real i miratuar ndonjëherë dhe se ekzistojnë të gjitha mundësitë që ai të realizohet deri në fund. Sipas tij, të ardhurat janë planifikuar edhe nën mundësitë e realizimit prandaj shprehu optimizëm se mjetet e parashikuara për institucionet e themeluara nga Komuna do të mund të ndahen sipas planifikimit.