Osmanoviq: Apelojmë për pjesmarrje sa më të madhe në shqyrtimin publik për buxhet

Prej tvteuta16:37, 3 Dhjetor 2018

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit, Sead Osmanoviq, tha për TV Teuta se shqyrtimi publik për buxhetin e vitit 2019 , ashtu si edhe vitet e kaluar dot ë organizohet edhe në Shtoj dhe Katërkollë, si dhe në sallën e Kuvendit Komunal në Ulqin.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që në numër sa më të madh të marrin pjesë në shqyrtimin publik dhe në këtë mënyrë të japin mendimin dhe sugjerimet e tyre për dokumentin më të rëndësishëm të qeverisjes lokale. Sipas Osmanoviq, buxheti i planifikuar nuk ka ndryshimet thelbësore në krahasim me vitin aktual , por pret që realizimi i investimeve kapitale të jetë më i suksesshëm kurse efikasiteti në rritje.

  • 1

    Radio