Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Osmanoviq: Aksioni po jep rezultat

Prej tvteuta16 May 2017

Sekretariati për buxhet dhe financa ka disa muaj që ka filluar aksionin e ngritjes së padive gjygjësore ndaj atyre që nuk paguajn tatimin në patundshmëri. Sekretari Sead Osmanoviq tha për televizionin Teuta se aksioni po jep rezultatet e para dhe se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai edhe njëherë u bëri apel qytetarëve që të vijnë në sekretariatin për financa dhe të programojnë dinamikën e pagesës së borxheve në mënyrë që të shmangin shpenzimet e panevojshme gjygjësore.