Rajoni/Bota Më shumë

Osmani: “Nuk kemi pranuar propozime për autonomi me kompetenca ekzekutive”

Prej tvteuta10:04, 2 Shkurt 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se institucionet e Kosovës nuk kanë pranuar propozime për autonomi të zgjeruar në pjesën veriore të Kosovës apo Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Ajo i ka bërë këto deklarata nga Podujeva, teksa ka konfirmuar takimin me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Vizita e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia, qysh në korrik të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë rund bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

  • 1

    Radio