Rajoni/Bota Më shumë

Osmani dhe Kurti kanë mbajtur homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

Prej tvteuta15:30, 28 Nëntor 2021

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri I Kosovës Albin Kurti kanë mbajtur homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë. Osamani u shpreh se homazhet po mbahen në Prekaz në nderim të sakrificave që kanë bërë breza të shumtë.

“Jemi këtu sot më 28 nëntor, për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, por vazhdoi edhe me shumë sakrifica të shqiptarëve për liri. Prandaj, sot e filluam ditën tek komandanti Adem Jashari dhe Familja Jashari, për të nderuar sakrificën e tyre, sepse 28 Nëntori, përveç simbolikës së shpalljes së pavarëisë së Shqipërisë, është edhe datë kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe kur për herë të parë ka dal publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Nga ana tjetër, Kurti tha se 28 nëntori është datë e rëndësishme për të gjithë ne, pasi lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike, duke filluar nga historia e Skëndërbeut në Krujë deri tek Isamil Qemali në Vlorë.

“Datë themelore e identitetit kombëtar-shqipëtar, e që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike tonat. Prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë, te Adem Jashari në Prekaz dhe padyshim që kjo është një ditë e cila na mbush me gëzim, me krenari dhe përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien

e qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendim, për të shtuar demokracinë në vendin tonë, janë më të rëndësishme se kurrë më parë”.

Në fund, Osmani dhe Kurti, uruan qytetarët për festat e 28-29 nëntorit.

  • 1

    Radio