Rajoni/Bota Më shumë

Osmani: Ata që nuk morën pjesë në zgjedhje u bënë zëri kryesor në LDK

Prej tvteuta10:36, 8 Prill 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin KTV është treguar mjaft kritike ndaj disa prej bashkpartiakëve të saj, gjegjësisht ish ministrave të shkarkuar, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti. Ajo tha se Veliu as nuk duhej të ishte pjesë e qeverisë, pasi  nuk kishte marrë pjesë në zgjedhje dhe prej fillimit ishte kundër bashkëpunimit me LVV. Ajo shtoi se edhe Avdullah Hotit i kishte folur për qëndrimet e tija në intervista dhe nëse nuk beson në qeveri ka njerëz të tjerë që besojnë. Problemet filluan tha Osmani, kur personat që ishin kundër bashkëpunimit me LVV u bënë zërat kryesor në LDK. Ajo kritikoi mocionin e mosbesmit të qeverisë, duke e quajtur atë të papërgjegjshëm , sidomos në një kohë kur vendi përballet me pandeminë e koronavirusit.

  • 1

    Radio