Politikë

Politikë Më shumë

OSBE ofron ndihmë profesionale

Prej tvteuta14 October 2017

OSBE ofron ndihmë profesionale Zyra e OSBE-së për insititucione demokratike dhe të drejtat e njeriut, ODHIR, është e gatshme të ofrojë ndihmë profesionale dhe teknike në lidhje me sugjerimet e tyre për procesin zgjedhor në Mal të Zi. Kjo ka ardhur si përgjigje në letrën e dërguar këtij institucioni nga kreministri Markoviq, i cili ka shprehur besimin se OSBE do të ofrojë ndihmë në realizimin e sugjerimeve për procesin zgjedhor dhe hapjen e dialogut me opozitën për këtë çështje. Nga ODHIR kanë konfirmuar gatishmërinë për asistencë teknike dhe profesionale në shqyrtimin e drafteve ligjore dhe se në këtë drejtim  do të koordinojnë aktivitetet e tyre edhe me misionin e OSBE-së në Mal të Zi.