Organizatorët e protestës pa një plan konkret
Prej tvteuta17:51, 18 Mars 2019
Tubimet e tanishme publike në Malin e Zi nuk do të rezultojnë me një ndryshim në pushtet, por në Serbi dhe Shqipëri ato mund të çojnë në zgjedhje të parakohshme, thonë bashkëbiseduesit e CDM.
Analisti politik Dushan Janjiq tha se organizatorët e protestave në Malin e Zi, Serbi dhe Shqipëri theksojnë se motivi i tyre për fillimin e tubimeve publike është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por që ata nuk kanë programe serioze.
Protestat në vendet e rajonit kanë shumë ngjashmëri, shprehet drejtori ekzekutiv i Aleancës Qytetare, Boris Raoniq.
“Ngjashmëritë kryesisht vëhen re  përmes shkaqeve dhe liderëve, ikonografisë dhe mesazheve, por dallimi është se në Mal të Zi janë më pak të radikalizuara me metoda luftimi,  por kërkesat janë më konkrete dhe më të qarta “, tha Raoniq për CdM.
Sipas tij, të gjitha protestat në vendet e rajonit shihen si të organizuara joprofesionalisht.