Organizata Turistike: Në Ulqin 45% më shumë turistë
Prej tvteuta15:40, 13 Korrik 2019
Organizata turistike e Ulqinit ka publikuar të dhënat sipas të cilave në Ulqin në këtë fillim sezoni janë regjistruar afër 31.000 turistë, apo 45% më shumë se vitin e kaluar. Sipas kësaj organizate, 90% e turistëve janë të huaj, kryesisht nga Kosova por edhe vendet e Evropës Perendimore. Prej tyre, rreth 24.000 kanë qëndruar në akomodim privat, 5.703 në hotele, kurse në kampe dhe pushimore rreth 900 turistë. Nga Organizata turistike megjithë rritjen e vjeljes së taksës, nuk janë treguar të kënaqur, pasi sipas tyre ajo vazhdon të jetë e ulët dhe për këtë njoftojnë kontrolle më rigoroze në objektet e akomodimit.