Aktuale Më shumë

Orë përkujtimore në nder të dr. Bahri Briskut

Prej tvteuta18:30, 18 Dhjetor 2021

Në sallën e Kuvendit Komunal të Ulqinit, sot u mbajt Orë përkujtimore, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit, shkrimtarit dhe studiuesit të njohur nga Ulqini, dr.Bahri Brisku. Në prani të familjarëve dhe shumë personave të tjerë prezent, fjalën e hapjes e mbajti kryetari i shoqatës së artistëve dhe intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, shoqatë e cila së bashku me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Shoqatën e Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, ishte organizatore e kësaj ngjarjeje.

Pasi u mbajt një minut heshtje në nder të veprimtarit të shquar, fjalën e morën edhe persona të tjerë që kanë pasur rastin ta njohin dhe të punojnë me dr. Briskun. Në fjalët e tyre ata veçuan virtytet e tija të larta njerzore dhe patriotike, ndërsa u lexuan edhe mesazhe nga figura të njohura që nuk ishin prezente.

Në fund fjalën e mori mbesa, Nita Brisku, e cila me mall kujtoi porositë e gjyshit të saj të ndjerë.

Dr. Bahri Brisku u nda nga jeta më 11 dhjetor të këtij viti, në moshën 88 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur të punës së tij në sfera të ndryshme kulturore, dhe shembull të aktivitetit patriotik, për çka edhe shumë herë u burgos nga regjimi komunist. U varros një ditë më pas në Varrezat e Sallakut në Ulqin.

  • 1

    Radio