Orë letrare me shkrimtarin Ibrahim Berjashi në Shkollën fillore në Shtoj
Prej tvteuta28 February 2019
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi dje orë letrare me shkrimtarin Ibrahim Berjashi në Shkollën Fillore “Marko Nuculloviq” – Shtoj. Qëllimi i këtij takimi me nxënës ishte që përpos njohjes së tyre me krijimtarinë e autorit, i cili është pjesë e lektyrës shkollore, të nxisë tek ata dashurinë për krijimtarinë letrare. Bukurinë kësaj ore letrare ia shtuan sidomos nxënësit pjesëmarrës, të përgatitur nga mësimdhënësit e tyre, të cilët recituan poezi. Me këtë rast shkrimtari Berjashi dhuroi nga biblioteka e tij rreth 100 tituj të librave për fëmijë për bibliotekën e kësaj shkolle, të cilat ia dorëzoi drejtorit Dul Asllani, i cili shprehu falënderim për këtë donacion. Shoqata “Art Club” falënderon drejtorinë dhe personelin mësimor të Shkollës Fillore në Shtoj për mundësinë e krijuar dhe bashkëpunimin e frytshëm.