Sociale

Sociale Më shumë

Orav: Situata politike nuk do të ndikojë në procesin e integrimeve

Prej tvteuta4 January 2017

Situata politike në Mal të Zi nuk do të ketë  ndikim negativ në integrimin drejt  Bashkimit Evropian  dhe NATO-s, tha Shefi i Delegacionit të BE-së në Podgoricë, Aivo Orav, duke thënë se është shumë e rëndësishme që hetimi i arrestimeve në ditën e zgjedhjeve të japë rezultate sa më shpejt të jetë e mundur. Orav tha se BE-ja është shumë aktive në Ballkanin Perëndimor, por ajo nuk mund të bëjë punën e politikanëve, opozitës, sektorit qeveritar ose joqeveritar. Ai shtoi se ngjarjet dhe arrestimet gjatë ditës së zgjedhjeve ishin një tjetër çështje e rëndësishme. “Është shumë e rëndësishme që hetimi të japë rezultate të qarta dhe të mos ketë paqartësi. Mendoj se pas kësaj, situata politike do të jetë shumë më e kthjellët “, tha Orav.