Orav: Kapitulli 27 nuk mbyllet pa zgjidhur çështjen e Kripores së Ulqinit
Prej tvteuta16:05, 22 Nëntor 2019
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi , Aivo Orav, deklaroi sot se Mali i Zi nuk mund të mbyll Kapitullin 27, i cili ka të bëjmë me mjedisin jetësor, pa gjetur një zgjidhje për Kriporen e Ulqinit. Sipas tij, fokusi i ardhshëm i Bashkimit Evropian do të jetë gjithnjë e më tepër në ruajtjen e mjedisit dhe se masat e ndërmarra për ngritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për nevojen e mbrojtjes së ambientit kanë dhënë rezultatin e duhur. Ai gjithashtu theksoi se edhe lokalitetet e tjera si Liqeni i Shkodrës dhe lumi Tara janë me rëndësi dhe se duhet të ruhen për gjeneratat e ardhëshme.